

Donald Trump është përfshirë në një debat të ashpër me gazetaren Kristen Welker gjatë një interviste në emisionin “Meet the Press” të NBC-së, ku tensionet u rritën gjatë diskutimit për procesin zgjedhor në SHBA.
Gjatë intervistës, Trump e akuzoi gazetaren duke i thënë se ishte “ose budallaqe ose e korruptuar”, pasi ajo i kërkoi prova për pretendimet e tij lidhur me parregullsi në zgjedhjet paraprake në Kaliforni.
Ai kritikoi gjithashtu procesin e numërimit të votave, i cili zgjat disa ditë, duke pretenduar se kjo praktikë mund të përdoret për manipulim zgjedhor. Nga ana tjetër, Welker theksoi se ky është një procedurë standarde e procesit zgjedhor në Kaliforni.
Gjatë debatit, Trump vijoi me akuza ndaj mediave amerikane, duke përmendur ABC, CBS dhe CNN, të cilat i cilësoi si të njëanshme.
Në fund të intervistës, ai u duk i irrituar dhe vendosi ta ndërpriste bisedën, duke thënë: “Le ta lëmë këtu sepse jam i mërzitur. Faleminderit, zemër. Argëtohuni.”
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






