Transmetuar më 07-06-2026, 21:26

Kosovë, 7 qershor 2026 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka bërë të ditur se deri më tani janë numëruar 84.55% e votave në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura ditën e sotme.

Sipas rezultateve paraprake, Lëvizja Vetëvendosje kryeson garën me 43.72% të votave të numëruara deri tani.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21.74%, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 18.06%.

Më pas renditet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.39%, e ndjekur nga Lista Serbe me 4.37% të votave.

Rezultatet mbeten paraprake dhe pritet të përditësohen me përfundimin e plotë të procesit të numërimit nga KQZ.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit