

Tiranë, 7 qershor 2026 – Mijëra qytetarë kanë vijuar marshimin në rrugët e kryeqytetit në kuadër të protestës kundër projektit të Zvërnecit, duke artikuluar një sërë kërkesash politike dhe sociale, mes tyre anulimin e projektit, krijimin e një qeverie teknike dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë marshimit janë dëgjuar slogane dhe thirrje të ndryshme drejtuar qeverisë dhe institucioneve shtetërore. Një prej tyre ishte: “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen”, e shoqëruar me thirrje të tjera kundër qeverisë.
Sipas organizatorëve dhe pjesëmarrësve, protesta ka nisur si një mobilizim qytetar në mbrojtje të zonës së Zvërnecit dhe kundër zhvillimeve të planifikuara në atë territor. Me kalimin e orëve, manifestimi ka marrë një dimension më të gjerë politik, duke përfshirë kërkesa për ndryshime në qeverisje.
Organizatorët pretendojnë se protesta ka tërhequr vëmendje edhe jashtë vendit, duke u pasqyruar nga media ndërkombëtare dhe duke nxitur aktivitete mbështetëse nga komunitetet e emigrantëve shqiptarë në vende të ndryshme.
Tubimi dhe marshimi kanë vijuar nën masa sigurie, ndërsa deri në këto momente nuk janë raportuar incidente të rëndësishme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






