

Tiranë, 7 qershor 2026 – Mijëra qytetarë janë mbledhur në rrugët e kryeqytetit për të protestuar kundër zhvillimit të projektit të Zvërnecit, ndërsa një pjesë e protestuesve kanë kërkuar edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë.
Gjatë manifestimit, vëmendje të veçantë kanë tërhequr pankartat dhe mesazhet ironike të mbajtura nga pjesëmarrësit. Mes tyre spikatën shprehje si: “Rama i lëshoi flamingot”, “We are Albanians, o budallenj!” dhe “Kemi rrëzuar grekë e romakë, e nuk po ju rrëzojmë ju?”.
Protestuesit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projektit të planifikuar në zonën e Zvërnecit, duke argumentuar se ai cenon interesin publik dhe mjedisin. Tubimi u zhvillua në mënyrë paqësore, ndërsa pankartat dhe sloganet e përdorura i dhanë protestës një karakter simbolik dhe satirik.
Organizatorët kanë bërë thirrje për vijimin e reagimit qytetar, ndërsa autoritetet nuk kanë komentuar ende zyrtarisht mbi kërkesat e paraqitura gjatë protestës.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






