Transmetuar më 07-06-2026, 20:26

Kosovë, 7 qershor 2026 – Janë numëruar 72 kutitë e para të votimit në Kosovë, ndërsa rezultatet paraprake tregojnë se në avantazh është Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga Albin Kurti.

Sipas të dhënave të deritanishme, Vetëvendosja renditet e para me 34.18% të votave të numëruara. Në vendin e dytë pozicionohet Partia Demokratike e Kosovës me 19.95%, ndërsa e treta vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 14.76%.

Ndërkohë, Lista Serbe ka siguruar 9.83% të votave nga kutitë e numëruara deri tani.

Rezultatet mbeten paraprake dhe pritet të ndryshojnë me vijimin e procesit të numërimit në të gjithë territorin e Kosovës.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit