Transmetuar më 07-06-2026, 18:58

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në Vlorë, në zonën e rrugës Transballkanike, në lagjen “Pavarësia 3”.

Sipas të dhënave paraprake, një person ka mbetur i plagosur në këmbë gjatë ngjarjes.

Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për mbledhjen e provave dhe sqarimin e plotë të situatës.

Hetimet vijojnë për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e motiveve të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit