

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti të ndodhur pasditen e sotme në Shijak.
Sipas informacioneve paraprake të Policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 17:30 në lagjen “Lugina”, ku dy shtetas, B. G. dhe E. B., janë përfshirë në një përplasje për motive të dobëta. Gjatë konfliktit, dyshohet se shtetasi E. B. ka qëlluar me armë zjarri ndaj B. G., duke e plagosur në këmbë.
Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, duke rrethuar zonën dhe duke nisur kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, i cili është larguar nga vendngjarja.
I plagosuri është transportuar drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shijak/Informacion paraprak
Rreth orës 17:30, në lagjen Lugina, Shijak, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasve B. G. dhe E. B., ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi B. G.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit E. B., autorit të dyshuar të plagosjes.
Shtetasi B. G. është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






