Transmetuar më 07-06-2026, 18:19

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e sotme në Shijak, ku dyshohet se si pasojë e ngjarjes ka persona të plagosur.

Forcat e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e personave të përfshirë.

Deri në këto momente nuk dihet ende dinamika e plotë e ngjarjes, as shkaqet që kanë çuar në përdorimin e armës së zjarrit. Hetimet janë në vijim dhe pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet për sqarimin e plotë të situatës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit