Transmetuar më 07-06-2026, 17:39

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar përditësimin më të fundit mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara në orën 17:14, deri në orën 17:00 kanë votuar 27.87% e qytetarëve me të drejtë vote në nivel vendi.

Në total, deri në këtë orë, të drejtën e votës e kanë ushtruar 546,185 qytetarë nga 1,959,962 votues të regjistruar në listën e zgjedhësve.

KQZ bën të ditur se janë procesuar të dhënat nga 2,361 vendvotime nga gjithsej 2,498 në të gjithë vendin, që përbën 94.52% të vendvotimeve të rregullta.

Procesi zgjedhor po vijon normalisht në shumicën e qendrave të votimit, ndërsa rezultatet paraprake pritet të përditësohen deri në mbylljen përfundimtare të procesit të votimit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit