

KUKËS – Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Morinë–Kukës, ku një automjet ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur me trafikndarësen.
Sipas të dhënave paraprake, një 43-vjeçare që udhëtonte nga Kosova drejt Shqipërisë me një automjet tip “Volkswagen Polo” me targa shqiptare, ka humbur kontrollin e mjetit për shkaqe ende të paqarta.
Pas përplasjes, në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca e Spitali Rajonal Kukës, e cila i ka dhënë ndihmën e parë të lënduarës dhe më pas e ka transportuar atë drejt spitalit për ekzaminime të mëtejshme.
Autoritetet po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa grupi hetimor ndodhet në terren për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes.
Deri në këto momente nuk raportohen pasoja të rënda për jetën e drejtueses së mjetit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






