

BORSH – Policia Kufitare ka ndëshkuar me masë administrative drejtuesin e një mjeti lundrues, pasi u konstatua duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë të përcaktuar për pushuesit në bregdetin e Borshit.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë patrullimeve në zonën e quajtur “Krorëz”, efektivët e Policisë Kufitare evidentuan mjetin lundrues duke hyrë në hapësirën e rezervuar për personat që frekuentonin plazhin, duke rrezikuar sigurinë e tyre.
Pas verifikimeve përkatëse, autoritetet bllokuan mjetin lundrues dhe vendosën ndaj drejtuesit një gjobë prej 500 mijë lekësh të rinj, për shkelje të rregullave të sigurisë detare.
Policia Kufitare ka apeluar për respektimin e zonave të sigurisë në det, duke theksuar se kontrollet do të vijojnë gjatë gjithë sezonit turistik për të garantuar sigurinë e pushuesve dhe për të parandaluar incidente të mundshme në vijën bregdetare.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






