

KOSOVË – Futbolli shqiptar dhe ai kosovar është përfshirë nga dhimbja pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të futbollistit të ri, Fatjon Bunjaku, në moshën 22-vjeçare.
Sipas informacioneve, i riu ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Prishtinë–Mitrovicë. Lajmi është konfirmuar fillimisht nga faqja zyrtare e fshatit Samadraxhë, e cila njoftoi me pikëllim ndarjen nga jeta të futbollistit.
“Me pikëllim njoftojmë se mbrëmë në një aksident tragjik ka ndërruar jetë Fation Fatmir Bunjaku. Për ditën dhe orën e varrimit do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.
Bunjaku ishte konsideruar një prej talenteve të futbollit të brezit të tij, duke qenë pjesë e disa klubeve në futbollin kosovar, ndërsa së fundmi aktivizohej te skuadra e Elbasanit. Ai kishte qenë gjithashtu pjesë e përfaqësueses së Kosovës U-21.
Lajmi për ndarjen e tij të parakohshme ka tronditur komunitetin sportiv në Shqipëri dhe Kosovë, ndërsa klube, tifozë dhe figura të futbollit kanë shprehur ngushëllime në rrjetet sociale.
Familjes Bunjaku, të afërmve dhe miqve të tij u shkojnë ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të rëndë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






