

OHIO, SHBA – Dymbëdhjetë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri gjatë festivalit “Old West End” në qytetin Toledo të shtetit Ohio, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën pasdite, në një nga aktivitetet më të mëdha vjetore të zonës historike Old West End. Sipas autoriteteve, dy persona dyshohet se kanë shkëmbyer zjarr me njëri-tjetrin, duke shkaktuar panik dhe kaos mes qindra pjesëmarrësve.
Pamjet e publikuara nga mediat amerikane tregojnë momentet e të shtënave, teksa qytetarët dëgjohen duke bërtitur dhe duke vrapuar për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
Zëvendësshefi i Policisë së Toledos, Joe Heffernan, ka bërë të ditur se dy nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike, ndërsa të tjerët janë të moshave nga 14 deri në 61 vjeç. Autoritetet konfirmojnë se të dyshuarit janë larguar nga vendngjarja dhe janë ende në kërkim.
Në terren ndodhen forca të shumta policore, të cilat kanë bllokuar zonën dhe po analizojnë pamjet filmike dhe provat e mbledhura. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në festival që të dorëzojnë çdo material video apo fotografik që mund të ndihmojë në identifikimin e autorëve.
Kryebashkiaku i Toledos, Wade Kapzukiewicz, dhe drejtues të sigurisë publike kanë dënuar ngjarjen, duke theksuar se festivalet verore duhet të jenë hapësira të sigurta për familjet dhe komunitetin.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.
BREAKING: Moment shots fired at Old West End Festival in Toledo, Ohio; ‘many victims’ pic.twitter.com/nUoo5IcO9c
— Rapid Report (@RapidReport2025) June 6, 2026
BREAKING: ‘Many victims’ after shooting near Old West End Festival in Toledo, Ohio pic.twitter.com/xhVLiir23F
— Rapid Report (@RapidReport2025) June 6, 2026
🚨🇺🇸 The Toledo festival shooting is still developing. Multiple victims confirmed near the Old West End Festival, and police say the suspect is STILL on the loose. A heavy police presence remains as the manhunt continues.pic.twitter.com/0zmtvbhMPZ https://t.co/QEp4qKAhri
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) June 6, 2026
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






