Transmetuar më 07-06-2026, 11:04

SARANDË – Një konflikt i dhunshëm është regjistruar mbrëmjen e kaluar në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës, ku dy persona janë dhunuar fizikisht, ndërsa automjeti i tyre është dëmtuar me sende të forta.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Mjeti i dëmtuar rezulton në pronësi të personave të dhunuar.

Menjëherë pas incidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë së Sarandës dhe ato të FNSH-së, të cilat kanë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me identitetin e të përfshirëve apo shkallën e dëmtimeve, ndërsa hetimet vijojnë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit