Transmetuar më 07-06-2026, 09:57

PARIS – Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka kritikuar ashpër politikat europiane të emigracionit, duke deklaruar se disa vende të kontinentit po përballen me atë që ai e cilësoi si “pushtim” përmes flukseve migratore drejt brigjeve të tyre.

Deklaratat u bënë gjatë një fjalimi në Normandi të Francës, në kuadër të përkujtimit të 82-vjetorit të zbarkimit të forcave aleate në Dita D, operacioni që shënoi nisjen e çlirimit të Europës Perëndimore nga pushtimi nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në fjalimin e tij, Hegseth përmendi disa vende europiane si Spanja, Italia, Greqia dhe Bullgaria, duke iu referuar rritjes së flukseve migratore drejt brigjeve të tyre.

“Fatkeqësisht, sot brigje të tjera europiane po sulmohen nga ideologji të tjera të rrezikshme… Varka dhe burra mbërrijnë. Kur do të bëjnë diçka kryeqytetet europiane për këtë pushtim?”, deklaroi ai.

Deklaratat e tij vijnë në një linjë më të gjerë kritikash të zyrtarëve të administratës amerikane të presidentit Donald Trump, ndaj politikave të migracionit në Europë.

Një ditë më parë, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance lidhi një ngjarje të rëndë kriminale në Mbretërinë e Bashkuar me atë që ai e quajti “fenomen i migracionit masiv”, duke theksuar se reagimi ndaj tij duhet të jetë “zemërim i drejtë”.

Deklaratat kanë ngjallur reagime të forta në debatet politike ndërkombëtare mbi emigracionin dhe sigurinë kufitare në Europë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit