Transmetuar më 07-06-2026, 07:57

TIRANË – Kushtet atmosferike në vend do të paraqiten përgjithësisht të qëndrueshme gjatë kësaj të diele, duke favorizuar mot të kthjellët dhe temperatura tipike për stinën e verës.

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, reshje lokale dhe me intensitet të dobët priten vetëm në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Elbasan. Në pjesën tjetër të territorit nuk parashikohen reshje, ndërsa moti do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Temperaturat do të mbeten në nivele të zakonshme për fillimin e sezonit veror. Në zonat bregdetare, termometri do të luhatet nga 19 deri në 30 gradë Celsius, ndërsa në zonat e ulëta temperaturat pritet të variojnë nga 17 deri në 31 gradë Celsius.

Në zonat malore, temperaturat minimale do të zbresin deri në 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 28 gradë Celsius.

Ndërkohë, era do të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar gjatë gjithë ditës, pa krijuar probleme për aktivitetet në natyrë apo lundrimin përgjatë vijës bregdetare.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit