

TIRANË, 6 qershor 2026 – Marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranë ka vijuar edhe në akset kryesore të kryeqytetit, pas tubimit para institucioneve shtetërore.
Gjatë lëvizjes së tyre në qytet, protestuesit kanë vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe kanë kërkuar reagim më të gjerë nga qytetarët.
Në disa segmente të trafikut, drejtues mjetesh janë solidarizuar me protestën duke rënë borive, ndërsa kjo është shoqëruar me brohoritje nga turma e marshuesve.
Protestuesit u kanë bërë thirrje qytetarëve që ndodheshin në rrugë dhe në ambientet përreth lokaleve që të bashkohen me ta, me slogane të përsëritura gjatë marshimit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






