Transmetuar më 06-06-2026, 22:28

TIRANË, 6 qershor 2026 – Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar një tjetër humbje, duke u mposhtur 0–1 nga Luksemburgu në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania”.

Kjo është humbja e pestë radhazi për kuqezinjtë në të gjitha kompeticionet, pas disfatës së tri ditëve më parë ndaj Izraelit me të njëjtin rezultat.

Ndeshja nisi keq për skuadrën e drejtuar nga trajneri Rolando Maran, e cila pësoi gol në minutën e 8-të nga Danel Sinani, pas një aksioni të shpejtë të miqve.

Pas golit të pësuar, Shqipëria mori kontrollin e lojës për periudha të caktuara, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara, ndërsa Luksemburgu u tregua i organizuar në mbrojtje.

Në pjesën e dytë, kuqezinjtë u paraqitën më kërkues, veçanërisht pas aktivizimit të disa lojtarëve nga stoli, por pa arritur të gjejnë golin e barazimit.

Sfida u mbyll 0–1, duke shënuar një nisje të vështirë për trajnerin Rolando Maran në drejtimin e Kombëtares shqiptare.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit