Transmetuar më 06-06-2026, 21:56

TIRANË, 6 qershor 2026 – Është mbyllur protesta e zhvilluar këtë të shtunë në kryeqytet, ndërsa organizatorët kanë njoftuar se tubimet do të vijojnë edhe ditën e nesërme.

Nën sloganin “Free Albania”, protestuesit dhe aktivistët kanë deklaruar se kërkesat e tyre nuk lidhen vetëm me projektin e diskutuar në zonën e Zvërnecit, por edhe me çështje të tjera si taksat dhe korrupsioni.

Një nga aktivistët e pranishëm është shprehur se pjesëmarrësit janë unifikuar rreth një kauze më të gjerë qytetare, duke theksuar se protesta përfaqëson një reagim ndaj problematikave të ndryshme që, sipas tyre, prekin vendin.

Organizatorët kanë bërë të ditur se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit