

TIRANË, 6 qershor 2026 – Kombëtarja e Shqipërisë po zhvillon ndeshjen e dytë miqësore nën drejtimin e trajnerit të ri Rolando Maran, përballë Luksemburgut në stadiumin “Air Albania”.
Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-1 në favor të Luksemburgut. Goli i vetëm i 45 minutave të para u shënua nga Danel Sinani në minutën e 8-të të takimit.
Pas pësimit të golit, Shqipëria tentoi të reagojë dhe për disa minuta mori kontrollin e lojës, por pa arritur të krijojë raste të pastra shënimi. Rasti më i rrezikshëm për kuqezinjtë erdhi në minutën e 19-të, kur Kristjan Asllani provoi nga distanca, por goditja e tij u neutralizua nga portieri Tiago Pereira.
Në minutën e 32-të, Asllani u ndëshkua me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje në mesfushë. Më pas, një episod në zonë mes Asllanit dhe Enes Korac solli ndërhyrjen e gjyqtarit, i cili ndëshkoi me karton të verdhë Qazim Laçin dhe një futbollist të Luksemburgut.
Trajneri Maran ka bërë disa ndryshime në formacion krahasuar me ndeshjen e kaluar, duke lënë jashtë titullarëve emra si Arlind Ajeti, Ernest Muçi, Mehmeti dhe Armando Broja, ndërsa në fushë kanë zbritur Ilir Pllana, Nedim Bajrami dhe Myrto Uzuni. Mehmeti mungon për shkak viroze, ndërsa Uzuni është rikthyer pas rikuperimit.
Pas 45 minutave të para, Luksemburgu kryeson 1-0, ndërsa Shqipëria pritet të kërkojë përmbysjen në pjesën e dytë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






