Transmetuar më 06-06-2026, 20:59

ATHINË, 6 qershor 2026 – Shqiptarë të diasporës në Greqi janë mbledhur sot në sheshin “Sintagma” në Athinë, duke iu bashkuar protestës kundër projektit të investimit në zonën e Zvërnecit.

Sipas raportimeve, në tubim kanë marrë pjesë shqiptarë, grekë dhe palestinezë, të cilët mbanin pankarta në duar dhe kërkonin anulimin e projektit të diskutuar.

Protesta të ngjashme janë zhvilluar gjatë ditës edhe në disa shtete të tjera, përfshirë Italinë, Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pjesë e reagimeve të diasporës ndaj nismës së kontestuar.

Ndërkohë, në Shqipëri vijojnë tubimet e përditshme, ku në Tiranë është shënuar dita e shtatë e protestës, ndërsa më herët gjatë ditës një tjetër protestë është zhvilluar edhe në zonën e Zvërnecit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit