Transmetuar më 06-06-2026, 20:13

Mes qytetarëve të mbledhur para Kryeministrisë, fjalën e mori një protestues i ardhur nga Prishtina, i cili u bëri thirrje pjesëmarrësve të vijojnë protestën dhe të mos tërhiqen nga kauza e tyre.

Në fjalën e tij, ai theksoi mbështetjen e qytetarëve të Kosovës për protestuesit në Shqipëri.

“Kam ardhur nga Prishtina. Vetëm një lutje kam për ju: mos u dorëzoni. Rezistoni dhe do fitoni. Kosova është me juve, Kosova është me nënën Shqipëri. Poshtë diktatura, rroftë revolucioni!”, u shpreh ai para të pranishmëve.

Deklarata e tij u prit me duartrokitje dhe brohoritje nga pjesëmarrësit në tubim. Prania e protestuesve të ardhur nga Kosova u përshëndet nga qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit