Transmetuar më 06-06-2026, 20:08

Protestat kundër Qeverisë, të nxitura nga ngjarja e Zvërnecit, po shtrihen në disa qytete të vendit.

Pas tubimeve të zhvilluara në Tiranë, protesta janë mbajtur edhe në Shkodër, Elbasan, Korçë dhe qytete të tjera.

Qytetarët janë mbledhur në sheshe dhe hapësira publike për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisjes, ndërsa kërkojnë ndryshim.

Tubimet janë shoqëruar me pankarta dhe thirrje kundër asaj që protestuesit e cilësojnë si keqqeverisje, duke e kthyer reagimin qytetar në një lëvizje që po përhapet në disa zona të vendit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit