Transmetuar më 06-06-2026, 18:45

SHBA – Shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i janë bashkuar valës së protestave të organizuara nga diaspora shqiptare në vende të ndryshme të botës, duke zhvilluar një tubim para Ambasada e Shqipërisë në Uashington.

Gjatë protestës, pjesëmarrësit shprehën pakënaqësinë ndaj qeverisë shqiptare dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Me flamuj kombëtarë dhe pankarta, protestuesit përcollën mesazhe kundër politikave qeveritare, duke bërë thirrje për më shumë përgjegjshmëri dhe llogaridhënie institucionale.

Tubimi para Ambasadës Shqiptare në SHBA vjen në vijim të protestave të zhvilluara nga komunitetet shqiptare në disa qytete evropiane dhe më gjerë, duke reflektuar një angazhim të shtuar të diasporës për çështjet politike dhe shoqërore në Shqipëri.

Sipas organizatorëve, protesta kishte për qëllim sensibilizimin e opinionit publik dhe institucioneve ndërkombëtare lidhur me shqetësimet e ngritura nga pjesëmarrësit, ndërsa kërkesa kryesore mbeti dorëheqja e qeverisë shqiptare.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit