Transmetuar më 06-06-2026, 18:43

Norvegji/Suedi – Vala e protestave të shqiptarëve në diasporë po vijon të zgjerohet, me tubime të organizuara së fundmi edhe në Norvegji dhe Suedi.

Shqiptarët e mbledhur në të dy vendet kanë shprehur kundërshtimin ndaj qeverisë shqiptare, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndalimin e projektit të debatueshëm në Zvërnec.

Me flamuj kombëtarë dhe pankarta proteste, pjesëmarrësit kanë bërë thirrje për më shumë transparencë, llogaridhënie dhe mbrojtje të pasurive natyrore e kombëtare. Sipas organizatorëve, protestat synojnë të sensibilizojnë opinionin publik dhe institucionet për çështjet që, sipas tyre, prekin interesin publik në Shqipëri.

Tubimet në Norvegji dhe Suedi i shtohen një sërë protestash të zhvilluara gjatë ditëve të fundit nga komunitetet shqiptare në vende të ndryshme të botës, duke reflektuar një mobilizim të gjerë të diasporës shqiptare rreth zhvillimeve politike dhe mjedisore në vend.

Organizatorët kanë bërë të ditur se aksionet protestuese do të vijojnë edhe në qytete të tjera, ndërsa kërkesat kryesore mbeten dorëheqja e qeverisë dhe rishikimi i projekteve që konsiderohen të dëmshme për interesin publik dhe mjedisin.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit