Transmetuar më 06-06-2026, 14:53

Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e rëndë në aksin Kardhiq–Delvinë

GJIROKASTËR – Është përcjellë këtë të shtunë për në banesën e fundit Orest Mahmutaj, i cili humbi jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin Kardhiq–Delvinë, pranë fshatit Fushë Vërri.

Sipas të dhënave paraprake, 20-vjeçari po udhëtonte i vetëm me automjetin e tij tip Audi kur u përfshi në aksidentin fatal. Në të njëjtën ngjarje mbetën të lënduar edhe tre persona të tjerë, të cilët udhëtonin me një automjet tjetër që doli nga rruga dhe u përmbys.

Viktima ishte djali i madh i familjes Mahmutaj dhe punonte në lokalin bar-kafe në pronësi të familjarëve të tij në Lazarat.

Humbja e tij ka shkaktuar dhimbje dhe trishtim të thellë te familjarët, miqtë dhe banorët e zonës, të cilët morën pjesë në ceremoninë mortore për t’i dhënë lamtumirën e fundit të riut.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Ekspertiza teknike nuk ka përfunduar ende, ndërsa pritet të përcaktojë shkaqet që çuan në ngjarjen tragjike ku humbi jetën 20-vjeçari.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit