Transmetuar më 06-06-2026, 09:54

TIRANË – Surpriza magjike me 300 dronë që kantautori Flori Mumajesi i bëri këngëtares Soni Malaj brenda rrethimit të "Ferma VIP", ka qenë padyshim një nga momentet më televizive dhe më të komentuara të këtij edicioni. Flori, i cili prej vitesh ka zgjedhur të qëndrojë larg skenës dhe vëmendjes mediatike, zgjodhi pikërisht këtë format për t’i dërguar një sinjal të fortë e publik ish-partneres së tij.

E pyetur sot gjatë spektaklit nga moderatorja Arbana Osmani mbi përjetimet e asaj nate ku qielli u ndriçua nga portreti i saj dhe dedikimet e ndjera, Soni ka folur me mjaft çiltërsi, duke mos e fshehur se ndjenjat mes tyre mbeten të forta dhe duke lënë të hapur mundësinë e një ribashkimi.

Dëshmia e Sonit: "Flori solli yjet në qiell, gjithmonë kam pasur nevojë për të"

Këngëtarja ka treguar momentet e para të habitë dhe bllokimit emocional kur nisi të ndiqte shfaqjen e dronëve në qiell, duke e cilësuar Florin si një njeri të veprave dhe jo të fjalëve.

“Mbrëmë dola dhe po shikoja që qielli ishte pa ujë dhe po mendoja se do prishej koha. Në një moment filloi muzika dhe u mbush qielli si me yje. Më solli yjet në qiell. Fytyra ime ishte si ajo hëna që i ndriçon atij atë qiellin me re. Ne gjithmonë e kemi mbështetur njëri-tjetrin. Emocioni ishte shumë i madh dhe unë u bllokova. Ngela e habitur”, rrëfeu Soni.

Ajo shtoi se mbështetja e kantautorit ka qenë gjithmonë shtyllë kryesore për të:

“Unë gjithmonë e kam pasur të nevojshme mbështetjen e Florit, ka qenë gjithmonë shumë e rëndësishme për mua. Si ai dhe unë jemi persona shumë diskretë, privatë dhe të heshtur të dy. Prisja një gjë të vogël, por jo atë aq të madhe. Për mua ka qenë një lumturi shumë e madhe.”

Rikthimi i mundshëm? "Hapat e rëndësishëm i takojnë mashkullit"

Gjatë bisedës në studio, Arbana Osmani ka ngacmuar artisten nëse kjo surprizë madhështore mund të jetë zanafilla e një rikthimi të çiftit më të dashur të viteve 2000. Soni nuk e ka mohuar një mundësi të tillë, duke ia deleguar hapat e radhës kantautorit.

Mesazhi i koduar: Soni u shpreh se pleqëria ndoshta mund të jetë më e ëmbël pranë njëri-tjetrit.

Topi në fushën e Florit: “Në një marrëdhënie hapat e rëndësishëm duhet t’i marrë mashkulli. Ai gjërat nga ana ime i di”, deklaroi prerë këngëtarja.

Ky zhvillim ka ndezur shpresat e mijëra fansave të cilët prej vitesh kanë pritur një riafrore mes dy emrave më të rëndësishëm të muzikës moderne shqiptare.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit