

JUGU I SHQIPËRISË – Ndërsa vëmendja e botës së futbollit po bëhet gati për startin e Kampionatit Botëror, ylli me origjinë nga Gjilani, Xherdan Shaqiri, ka zgjedhur një tjetër destinacion. Pasi mbylli një sezon pozitiv në aspektin personal me fanellën e Baselit, 34-vjeçari ka gjetur kohën për të shijuar ditët e nxehta të fillimqershorit në Shqipëri.
Shaqiri tashmë është tërësisht i lirë nga obligimet me përfaqësuesen e Zvicrës, pasi kohë më parë njoftoi zyrtarisht tërheqjen nga kombëtarja helvete. Në këto kushte, në vend që të jetë nën ethet e përgatitjeve për Botëror, sulmuesi ka vendosur të "braktisë" Zvicrën për t’u zhvendosur në jugun e Shqipërisë.
"I dashuruar" pas rivierës shqiptare, Shaqiri pozon me flamurin kuqezi Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, futbollisti ka ndarë me ndjekësit momente nga pushimet e tij luksoze në rivierën shqiptare. Në foton e publikuar, 34-vjeçari shihet mbi një jaht të vogël duke shijuar peizazhin e mrekullueshëm të detit Jon.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen e fansave është përshkrimi që Shaqiri i ka bërë fotos, ku shfaqet i magjepsur pas bukurive bregdetare, duke e shoqëruar postimin me flamurin kuqezi dhe një emoji zemre.
Një kapitull i ri pas tërheqjes nga Zvicra Ky postim ka ngjallur mjaft reagime pozitive te ndjekësit shqiptarë, të cilët gjithmonë e kanë mbështetur sulmuesin gjilanas përgjatë karrierës së tij të ndritur në Europë dhe me Zvicrën. Tashmë, pa ngarkesën e grumbullimeve ndërkombëtare, Shaqiri po shfrytëzon periudhën e verës për t’u rikarikuar përpara sfidave të radhës me klubin e tij.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






