

TIRANË – Një debat i fortë mbi identitetin kombëtar ka tensionuar atmosferën në fermë, duke përfshirë Mozën dhe Ilirin në një përplasje verbale që degradoi në ofendime personale dhe akuza të ndërsjella.
Gjatë debatit, Iliri e cilësoi Mozën si “antishqiptare” dhe përdori termin ofendues “shkinë”, deklarata që ngjallën reagime të forta brenda spektaklit. Në spektaklin e së shtunës, ai shpjegoi se ishte ndier i fyer nga komentet e Mozës për Italinë, vend ku jeton prej vitesh dhe ku ka krijuar familjen e tij.
“Kam nusen italiane dhe vajzën gjysmë italiane, gjysmë shqiptare. Kur ofendohet Italia, unë e marr si ofendim personal. Më irritoi edhe fakti që u përmend vajza ime dhe mënyra se si ajo flet shqip”, u shpreh Iliri.
Nga ana tjetër, Moza kundërshtoi deklaratat e tij, duke theksuar se mësimi i gjuhës shqipe është pjesë e identitetit dhe kulturës së çdo shqiptari.
“Më duket e papranueshme përdorimi i fjalës ‘shkijë’. Nëse një fëmije nuk i mësohet gjuha shqipe, ai humbet një pjesë të rëndësishme të kulturës së tij. Iliri po përpiqet të ndërtojë identitetin e tij në fermë mbi nacionalizmin”, deklaroi ajo.
Për shkak të gjuhës së përdorur dhe tensioneve të krijuara, Agai vendosi të ndërhyjë me një masë ndëshkuese. Ai njoftoi se do të zbriten 10 mijë euro nga çmimi i madh i spektaklit, ndërsa paralajmëroi fermerët se sjellje të ngjashme në të ardhmen do të ndëshkohen edhe më ashpër.
Vendimi vjen si një përpjekje për të frenuar gjuhën fyese dhe për të ruajtur respektin mes konkurrentëve gjatë zhvillimit të spektaklit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






