Transmetuar më 06-06-2026, 07:25

TIRANË – Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së sotme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë territorin.

Sipas parashikimit meteorologjik, në orët e para të ditës priten kthjellime të shoqëruara me kalime të herëpashershme të vranësirave mesatare. Megjithatë, pas mesditës moti do të dominohet nga kthjellimet, duke krijuar kushte të favorshme për aktivitetet në natyrë.

Era do të fryjë nga juglindja në jugperëndim me një shpejtësi mesatare prej 6 metrash në sekondë.

Ndërkohë, në zonat detare, valëzimi në detin Adriatik dhe Jon parashikohet të jetë nga 2 deri në 4 ballë, duke paraqitur kushte përgjithësisht të qëndrueshme për lundrim.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit