

Pas spekulimeve të ngritura nga Sara dhe Zhaku për një marrëdhënie të mundshme mes Sonit dhe Ilirit në “Ferma VIP”, dy konkurrentët shpjeguan se raporti i tyre mbetet thjesht miqësor.
Soni deklaroi se ata janë tipa të kundërt, por i bashkon pasioni për kërcimin dhe artin, duke theksuar se nuk ka më shumë se kaq.
Edhe Iliri konfirmoi se ndihet respekt për Sonin dhe se marrëdhënia mes tyre është bazuar në mirësjellje dhe bashkëpunim. Ai shtoi se nuk merr seriozisht pretendimet e Zhakut dhe i konsideron thjesht spekulime.
“Buzëqeshjes dhe mirësjelljes i përgjigjem me të njëjtën monedhë. Për Sonin kam shumë respekt. Është nga personat më bujar dhe më të qëndrushëm,” tha Iliri, duke sqaruar çdo dyshim rreth një romancë të mundshme.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






