Transmetuar më 05-06-2026, 22:50

Pas përfundimit të protestës së zhvilluar përpara Kryeministrisë, pjesëmarrësit kanë lënë pas një gjest qytetar duke pastruar zonën ku qëndruan për rreth katër orë.

Menjëherë pas shpërndarjes së tubimit, qytetarët u angazhuan në mbledhjen e mbeturinave dhe sistemimin e hapësirës publike në bulevard, duke e lënë ambientin të pastër.

Ky veprim është vlerësuar nga të pranishmit dhe ka marrë vëmendje edhe në rrjetet sociale, ku është interpretuar si shenjë përgjegjshmërie qytetare.

Pavarësisht mesazheve politike dhe kundërshtimit ndaj qeverisë, protestuesit theksuan se synimi i tyre është mbajtja e një proteste paqësore dhe qytetare.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit