Transmetuar më 05-06-2026, 22:43

Gjashtë shtetas shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit mes autoriteteve ligjzbatuese të të dy vendeve.

Sipas Policisë së Shtetit, të ekstraduarit akuzohen për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, pastrimit të parave dhe mashtrimit kompjuterik, të kryera në kuadër të grupeve të strukturuara kriminale. Mes tyre, katër persona akuzohen për trafik narkotikësh dhe pastrim parash, një shtetas për pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale dhe një 34-vjeçar për mashtrim kompjuterik.

Identitetet e disa prej të ekstraduarve janë: K. Q., alias J. H., 44 vjeç; Sh. K., 44 vjeç; A. P., alias Sh. P., 38 vjeç; D. P., alias E. S., 39 vjeç; dhe I. L., 30 vjeç.

Operacioni u realizua falë bashkëpunimit mes Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe autoriteteve të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit