

Në episodin e fundit të “Ferma VIP”, një lojë ka sjellë një moment tensioni mes Soni Malajt dhe Sara Karajt, duke ngjallur spekulime për një krisje të mundshme në miqësinë e tyre.
Soni e ka cilësuar situatën thjesht një “budallallik” dhe ka shpjeguar se momenti ndodhi gjatë një loje që kërkonte përqendrim, duke mohuar çdo prapavijë ose konflikt të fshehtë.
“Po luanim me një lojë që kërkonte përqëndrim. Po merrja kohën time të mos rrëzoja kullën. Thjesht ishte një budallallik. Është një ngjarje pa vlerë. Nuk ka rëndësi, e as nuk ka asnjë prapaskenë”, tha Soni.
Sara gjithashtu theksoi se nuk ka probleme me Sonin dhe se marrëdhënia e tyre ka pasur vetëm ulje-ngritje të zakonshme, duke theksuar se vlerëson miqësinë brenda spektaklit: “Unë nuk kam asnjë problem me asnjë që i konsideroj miq këtu”.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






