

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar në autostradën Vlorë–Fier, në zonën e Novoselës.
Sipas informacioneve paraprake, një këmbësor është përplasur nga një automjet teksa dyshohet se po kalonte rrugën në momentin e ngjarjes. Për shkak të goditjes së fortë, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Viktima dyshohet të jetë një person në gjendje endacake, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e plotë të viktimës.
Njoftimi:
Sot me dt 05.06.2026 rreth orës 21:35 ne autostraden 100 Vjetori me drejtim nga Fieri per ne Vlorë është konstatuar nje person i aksidentuar i vdekur dhe e pa mundur te indetifikohet Eshte bere sigurimi i vendit te ngjarjes ne pritje te grupit hetimor.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






