Transmetuar më 05-06-2026, 22:12

Pas takimit me banorët e Vlorës, Kryeministri Edi Rama është ndalur për një komunikim të shkurtër me një gazetar italian, i cili e pyeti mbi klimën e investimeve në Shqipëri në kushtet e protestave të fundit.

Rama u shpreh se Shqipëria mbetet një vend demokratik dhe se aktiviteti ekonomik dhe investimet nuk ndalen pavarësisht tensioneve politike.

“Shqipëria është një vend demokratik. Jeta vazhdon përpara, punët vazhdojnë përpara”, deklaroi ai.

I pyetur më tej nga gazetari nëse u gjunjëzohet liderëve të huaj, Kryeministri u përgjigj me ironi: “Jo, unë i gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit.” Ai shtoi gjithashtu se nuk ka pasur asnjëherë gjeste të tilla ndaj liderëve të tjerë ndërkombëtarë, përfshirë Donald Trump.

Intervista e shkurtër u mbyll me një shkëmbim të drejtpërdrejtë pyetjesh dhe përgjigjesh, ku Rama theksoi se proceset e zhvillimit në vend vijojnë normalisht pavarësisht protestave.

Intervista e shkurtër:

Gazetari italian: Kryeministër, mirëmbrëma. A është e mundur të investohet në Shqipëri?

Rama: Çfarë?

Gazetari italian: A është e mundur të investohet në Shqipëri?

Rama: Pse, çfarë ndodhi?

Gazetari italian: Sepse ka protesta.

Rama: Po, Shqipëria është një vend demokratik. Jeta vazhdon përpara, punët vazhdojnë përpara.

Gazetari italian: Po, a nuk mendoni se u gjunjëzoheni pak liderëve?

Rama: Jo, unë i gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit.

Gazetari italian: Po Trump-it?

Rama: Nuk më keni parë ndonjëherë në gjunjë.

Gazetari italian: Epo, pak Ivanka Trump-it…

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit