Transmetuar më 05-06-2026, 21:33

Protesta e zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është shoqëruar me një pjesëmarrje të lartë qytetarësh, flamuj kombëtarë, pankarta dhe thirrje të forta kundër klasës politike në vend.

Mijëra protestues kanë ndezur dritat e telefonëve, duke krijuar një atmosferë simbolike në qendër të Tiranës, ndërsa kanë artikuluar slogane për ndryshim politik dhe largim të qeverisë aktuale.

Gjatë tubimit u dëgjuan thirrje të tilla si “Revolucion” dhe “Armiku është në Parlament”, si dhe mesazhe të drejtpërdrejta drejtuar drejtuesve politikë, përfshirë Kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

“Rama dhe Berisha, jeni të pushuar nga puna”, deklaroi një prej protestuesve, duke shtuar se, sipas tij, qytetarët brenda dhe jashtë vendit kërkojnë ndryshim politik dhe përfaqësim të ri.

Një tjetër protestues u shpreh se, sipas tij, drejtuesit politikë nuk përfaqësojnë më vullnetin e qytetarëve, ndërsa tubimi u zhvillua në një atmosferë të ngarkuar me mesazhe politike dhe thirrje për vijimin e protestave.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit