Transmetuar më 05-06-2026, 21:07

Sheshi i Flamurit në Vlorë u mbush mbrëmjen e sotme me simpatizantë të Partisë Socialiste, në një aktivitet festiv pas takimit të Kryeministrit Edi Rama me banorët e Zvërnecit.

Gjatë tubimit, u raportua një incident mes punonjësve të sigurisë dhe një qytetareje që mbante një pankartë në mbështetje të protestës kundër investimit në Zvërnec. Sipas dëshmive në vendngjarje, punonjësit e sigurisë i kanë hequr dhe grisur pankartën, duke mos e lejuar qytetaren të vijojë me thirrjet e saj.

Ngjarja ka shkaktuar tension në shesh, mes pjesëmarrësve dhe forcave të sigurisë, në një moment kur në zonë po zhvillohej aktiviteti festiv i organizuar nga Partia Socialiste.

Qytetarja u shpreh e përlotur pas incidentit, duke deklaruar se nuk kishte bërë asgjë të paligjshme dhe se po i mohohej e drejta e shprehjes së mendimit të saj.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit