

Gjatë aktivitetit për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë, Kryeministri Edi Rama mbrojti projektin e investimit që ka nxitur debate dhe protesta në ditët e fundit, duke e cilësuar atë një mundësi të rëndësishme zhvillimi për zonën dhe vendin.
Rama u shpreh se modeli i zhvillimit përmes resorteve luksoze, marinave dhe turizmit elitar ka sjellë transformime të mëdha ekonomike në vende të tjera, duke përmendur si shembuj Turqinë dhe qytetin e Tivatit në Mal të Zi.
Sipas tij, ndikimi i këtyre investimeve shkon përtej vetë strukturave turistike, pasi ato gjenerojnë të ardhura dhe zhvillim ekonomik për komunitetin dhe ekonominë kombëtare.
“Ai investim, duke u realizuar, do të bëhet bekim jo vetëm i Vlorës, por i të gjithë Shqipërisë”, deklaroi Kryeministri Rama.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






