Transmetuar më 05-06-2026, 20:20

Një moment emocional u shënua gjatë protestës së zhvilluar në bulevard, ku një qytetare shtatzënë mori fjalën për të shprehur shqetësimin e saj lidhur me të ardhmen e vendit dhe brezave të rinj.

E prezantuar si Anxhi, ajo deklaroi se pjesëmarrja në protestë lidhet me vajzën që pret të vijë në jetë dhe me përgjegjësinë për të mbrojtur të ardhmen e Shqipërisë. Sipas saj, vendi u përket qytetarëve dhe brezave që do të rriten në të.

Në fjalën e saj, protestuesja kundërshtoi projektin që ka nxitur debat dhe reagime në Zvërnec, duke bërë thirrje për anulimin e tij.

“Jam këtu për gocën që do të vijë në jetë dhe për të ardhmen e Shqipërisë. Shqipëria është e jona, e fëmijëve që kemi dhe e atyre që do të vijnë në jetë. Anulo projektin”, u shpreh ajo.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit