

Kryeministri Edi Rama ironizoi kërkesat e protestuesve gjatë takimit me banorët në Vlorë, duke komentuar një nga kushtet e artikuluara në protestat e fundit kundër qeverisë.
“Po kur thonë pesë kushte: ‘Jep dorëheqjen’. Mirë, po jap dorëheqjen, por katër të tjerat si do t’i bëj?”, u shpreh Rama.
Por cilat janë kërkesat e hedhura në protestë?
Dorëheqje e qeverisë
Shfuqizimi i statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë;
Shfuqizim i Paketës së Maleve;
Anulim i ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura;
Anulim i ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.
Duke iu referuar debatit për projektin e investimit në Zvërnec, Kryeministri hodhi poshtë pretendimet lidhur me vlerën e investimit, duke deklaruar se janë përhapur informacione të pasakta.
“Është e sigurt që gjatë gjithë procesit ne kemi qenë shumë strikt. Është thënë se investimi është 27 milionë euro, por i janë referuar një lejeje që është kthyer mbrapsht”, tha Rama.
Deklaratat u bënë në kuadër të diskutimeve mbi projektin e investimit në Zvërnec, i cili ka shkaktuar reagime dhe protesta nga një pjesë e qytetarëve dhe aktivistëve.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






