

Qindra qytetarë u mblodhën mbrëmjen e së dielës në sheshin “Gensher” në Elbasan, ku zhvilluan një protestë në solidaritet me lëvizjet qytetare që po mbahen në disa qytete të vendit.
Gjatë tubimit, pjesëmarrësit artikuluan slogane të ngjashme me ato të dëgjuara në protestat e zhvilluara në Tiranë dhe Zvërnec, duke shprehur pakënaqësi ndaj qeverisë, Kryeministrit Edi Rama, si dhe ndaj figurave kryesore të politikës shqiptare, përfshirë edhe kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Protestuesit theksuan nevojën për më shumë transparencë, respektim të interesit publik dhe mbrojtje të pasurive natyrore, ndërsa shprehën mbështetjen e tyre për kauzat qytetare që kanë marrë hov ditët e fundit në vend.
Fjala e rastit u mbajt nga përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë dhe qytetarë të ndryshëm, të cilët kërkuan një angazhim më të madh të institucioneve në adresimin e problematikave që prekin komunitetin dhe vendin në tërësi.
Gjatë fjalimeve, u bë thirrje për pjesëmarrje qytetare, solidaritet dhe vijimin e reagimeve paqësore, duke theksuar se protestat synojnë të përcjellin mesazhe në mbrojtje të interesit publik dhe të së ardhmes së vendit.
Tubimi u zhvillua pa incidente, ndërsa organizatorët paralajmëruan se mobilizimi qytetar do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






