Transmetuar më 05-06-2026, 17:25

Një autobus i transportit publik urban është përfshirë në një aksident pasditen e kësaj të premteje në Tiranë, në afërsi të Gjykata e Tiranës.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident është përfshirë një autobus i linjës së Unazës. Si pasojë e përplasjes, disa pasagjerë kanë mbetur të lënduar dhe kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditura shkaqet e aksidentit, ndërsa pritet një njoftim zyrtar për rrethanat e ngjarjes dhe numrin e saktë të personave të dëmtuar.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se, fatmirësisht, nuk raportohen persona me lëndime të rënda.

Menjëherë pas aksidentit, në zonë kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe forcat e policisë, të cilat po punojnë për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe normalizimin e qarkullimit.

Hetimet për shkaqet e aksidentit vijojnë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit