Transmetuar më 05-06-2026, 15:57

Xhaxhai i të ndjerit Enea Mekolli ka reaguar sërish lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi opinionin publik, ku efektivi i policisë humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës.

Në një deklaratë për mediat, ai kërkoi që të hetohet dhe të mbahet përgjegjësi për personin që ka dhënë urdhrin për zhvillimin e operacionit për kapjen e Violand Braçellari, duke pretenduar se nuk janë marrë masat e nevojshme për sigurinë e efektivëve.

“Personi që ka urdhëruar operacionin duhet të përgjigjet para ligjit. Nuk ka pasur asnjë lloj mbrojtjeje. Ai që dha urdhrin duhet të mbajë përgjegjësi”, u shpreh ai.

Gjithashtu, xhaxhai i viktimës paraqiti një version të ndryshëm nga ai i dhënë nga drejtuesi i policisë, Skënder Hita. Sipas tij, në momentet e para të operacionit në terren ndodheshin vetëm gjashtë efektivë policie, ndërsa përforcimet kanë mbërritur më vonë.

“Gjashtë veta kanë qenë në operacion, më vonë kanë vajtur të tjerët”, deklaroi ai.

Deklaratat e familjarëve pritet të bëhen pjesë e hetimeve që po zhvillohen për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe mënyrën e organizimit të operacionit policor.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit