Transmetuar më 05-06-2026, 11:58

Një rrëshqitje dherash është regjistruar në zonën e Currilave në Durrës, duke krijuar rrezik për një pallat pranë vendit ku ndodhi incidenti.

Sipas informacioneve paraprake, masa dheu dhe gurësh është shkëputur nga kodra, duke rënë në afërsi të ndërtesës dhe duke mbuluar pjesërisht shkallët e pallatit. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim te banorët, të cilët druhen për sigurinë e tyre dhe të banesave.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe strukturat përgjegjëse, të cilat po vlerësojnë situatën dhe shkallën e rrezikut.

Deri më tani nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa po shqyrtohen masat që do të merren për stabilizimin e terrenit dhe shmangien e incidenteve të tjera.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të shpejtë nga autoritetet, pasi zona është përballur edhe më herët me probleme të ngjashme të rrëshqitjes së tokës, veçanërisht gjatë periudhave me reshje intensive.

Ndërkohë, ekspertët pritet të kryejnë verifikimet e nevojshme për të përcaktuar nëse pallati është prekur nga lëvizjet e terrenit dhe nëse ekziston rrezik i mëtejshëm për banorët.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit