Transmetuar më 05-06-2026, 11:34

Pas aludimeve të shumta që qarkullonin prej ditësh në rrjetet sociale, Brikena ka vendosur t’u japë fund thashethemeve duke konfirmuar zyrtarisht ndarjen nga Mateo. Përmes një mesazhi të gjatë dhe të sinqertë të shpërndarë në kanalin e saj me ndjekësit në Instagram, ajo ka sqaruar se ky vendim është marrë me mirëkuptim të plotë të të dyja palëve.

Brikena pranoi se e kishte të vështirë të fliste publikisht për këtë situatë, duke qenë se gjithmonë ka preferuar ta mbajë jetën private larg vëmendjes së medias, por u ndie në detyrim për të sqaruar fansat e saj të shumtë.

“Përshëndetje të gjithëve. Nuk e kam pasur të lehtë të shkruaj këtë mesazh deri më sot, sepse gjithmonë kam preferuar që gjërat personale t’i mbaj private. Megjithatë, duke parë interesimin dhe pyetjet e shumta, mendoj se tani më shumë se kurrë ju detyrohem një sqarim. Po, unë dhe Mateo nuk jemi më bashkë,” shkruan ajo.

Më tej, në reagimin e saj, ajo hodhi poshtë çdo aludim për konflikte apo tradhti, duke theksuar se mes tyre ka pasur dhe vazhdon të ketë një vlerësim të madh për historinë që kanë ndërtuar së bashku:

“Dua të theksoj se nuk ka pasur asnjë mungesë respekti nga asnjëri prej nesh. Këtë dua ta them qartë, sepse nuk do të doja që të krijoheshin histori apo aludime që nuk janë të vërteta. Kam ende respekt për të dhe për gjithçka kemi kaluar bashkë. Ka qenë një pjesë e rëndësishme e jetës sime dhe për këtë do të jem gjithmonë mirënjohëse. Ndonjëherë në jetë rrugët ndahen, por kjo nuk do të thotë se duhet të ketë urrejtje apo fajësime.”

Në mbyllje të deklaratës së saj, Brikena bëri me dije se do të shkëputet përkohësisht nga disa grupe dhe hapësira virtuale, me qëllim që të gjejë qetësinë e nevojshme dhe të shmangë diskutimet rreth kësaj ndarjeje. Ajo e përmbylli mesazhin me një falënderim të përzemërt për të gjithë ata që i kanë ofruar mbështetje dhe dashuri pa kushte gjatë kësaj periudhe tranzicioni.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit