Transmetuar më 05-06-2026, 11:02

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, ku dy vëllezër me origjinë nga Laçi janë dhunuar nga persona ende të paidentifikuar, ndërsa njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Të dëmtuarit janë identifikuar si shtetasit Klisman Rrapushi dhe Klaudio Gega.

Rreth orës 03:00 të mëngjesit, dy vëllezërit janë paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas të dhënave, shtetasi Klisman Rrapushi ka pësuar një plagë në këmbë, e cila dyshohet se është shkaktuar nga armë zjarri, ndërsa vëllai i tij, Klaudio Gega, ka pësuar një ndrydhje në këmbë si pasojë e dhunës fizike. Fatmirësisht, të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas dëshmisë paraprake që ata kanë dhënë përpara uniformave blu, incidenti ka ndodhur në ambientet e jashtme të një subjekti në rrugën “Faik Konica” në kryeqytet, ku janë sulmuar nga disa persona të panjohur prej tyre.

Në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës thuhet:

"Më datë 05.06.2026, rreth orës 03:00, janë paraqitur për ndihmë mjekësore, në spital, shtetasi K. Rr.(L.), banues në Laç, i dëmtuar në këmbë dyshohet me armë zjarri, dhe vëllai i tij, shtetasi K. G.(L.), i dëmtuar në këmbë (ndrydhur). Të dy shtetasit janë jashtë rrezikut për jetën, dhe kanë deklaruar se janë dëmtuar nga disa shtetas të panjohur prej tyre, në ambientet e jashtme të një subjekti në rrugën ‘Faik Konica’."

Aktualisht, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ka nisur punën në terren, duke administruar provat dhe duke verifikuar kamerat e sigurisë në zonë, me qëllim identifikimin, kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të këtij konflikti.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit