Transmetuar më 05-06-2026, 10:28

Tiranë/ Dy vëllezër përfundojnë në spital pas një konflikti pranë një lokali, njëri i plagosur me armë zjarri

Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur gjatë orëve të para të mëngjesit në Tiranë, në një ngjarje që po hetohet nga Policia dhe Prokuroria.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 03:00 të datës 5 qershor 2026, në spital janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasit K. Rr. (L.), banues në Laç, i dëmtuar në këmbë dhe i dyshuar se është qëlluar me armë zjarri, si dhe vëllai i tij, K. G. (L.), i cili ka pësuar dëmtime në këmbë, të dyshuara si pasojë e një ndrydhjeje.

Të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas deklarimeve të tyre, ata janë sulmuar dhe dëmtuar nga disa persona ende të paidentifikuar në ambientet e jashtme të një subjekti në rrugën “Faik Konica” në kryeqytet.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet policore kanë nisur veprimet hetimore, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia nuk ka dhënë ende detaje mbi motivet e konfliktit apo numrin e personave të përfshirë në incident. Hetimet vijojnë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit