Transmetuar më 05-06-2026, 10:28

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Sarandë, ku një 51-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë me armë të ftohtë. I dëmtuari është identifikuar si shtetasi Albert Çobani.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, 51-vjeçari është paraqitur me urgjencë në spitalin e Sarandës, me plagë të shkaktuara nga goditja me thikë në mushkërinë e majtë. Pasi mori trajtimin e parë mjekësor nga bluzat e bardha lokale, për shkak të gjendjes së tij të rënduar dhe nevojës për ndërhyrje më të specializuar, ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Tiranës.

Në vendngjarje kanë nisur veprimet e para hetimore, ku autoritetet policore po punojnë intensivisht për të zbardhur dinamikën e plotë të incidentit, identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe motivet që çuan në këtë plagosje.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit