

Një aksident rrugor me pasoja fatale ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, konkretisht në zonën e Fushë Vërrisë. Nga përplasja e rëndë ka mbetur viktimë një person, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Në këtë ngjarje tragjike janë përfshirë dy automjete: një mjet me targa AA 246 RC, i cili për shkak të goditjes ka dalë nga rruga duke u përmbysur plotësisht, dhe një automjet i tipit "Audi" me targa AB 558 XR, i cili ka pësuar dëmtime mjaft të rënda strukturore.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e urgjencës mjekësore, forcat e policisë dhe efektivët zjarrfikës për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve dhe për të menaxhuar situatën. Ndërkohë, autoritetet policore dhe grupi hetimor kanë nisur punën në terren për të kryer ekspertizën dhe për të zbardhur shkaqet e plota të këtij aksidenti fatal.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






